Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Historia e Joao Felixit: Për pak hoqa dorë nga futbolli, ja si përfundova rastësisht te Benfica

Në një intervistë me podcastin “Nude Project”, portugezi João Félix rrëfeu se ishte afër heqjes dorë nga futbolli. Gjithçka ndodhi kur ishte rreth 13 vjeç dhe ishte ende te Porto.

“Kur isha 13-14 vjeç, kishte lojtarë që ishin shumë të mëdhenj dhe të tjerë shumë të shkurtër. Unë isha një nga ata të shkurtrit. Më parë kam qenë një nga referencat e skuadrave ku kam qenë dhe në dy vite kam filluar të luaj më pak sepse të gjithë u rritën dhe unë mbeta i vogël”, tha João Félix.

Duke folur ende për gjatësinë e tij, portugezi deklaroi: “Isha vetëm një metër e gjysmë i gjatë, isha i dobët… pas këtyre dy viteve nuk isha më më i miri, sepse nuk luaja”.

Félix rrëfeu se, duke mos luajtur, mbeti “i dekurajuar” dhe, për këtë arsye, “pothuajse hoqi dorë nga futbolli”: “I thashë babait tim që nuk doja të luaja më, se do të luaja hendboll, si ai. Isha te Porto, por nuk më interesonte, doja të luaja për një ekip në qytetin tim
(Viseu), të luaja hendboll, çfarëdo…”

Lexo edhe:

Megjithatë, João Félix deklaroi se nuk hoqi dorë nga futbolli sepse lindi mundësia për të luajtur për Benfican.

“Në atë kohë, Benfica donte vëllanë tim, sepse ai ishte gjithmonë shumë i mirë. Babai im ishte ai që u tha atyre se “João po largohet nga Porto dhe dëshiron të shkojë të luajë në Lisbonë”. Më futën në të njëjtën paketë dhe shkova në Benfica me vëllanë tim, domethënë shkova vetëm për shkak të tij”, ka treguar João Félix.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...