Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Historia e Lamar Odom: Kam shkuar me 2 mijë femra, Zoti mori Bryant jo mua

Lamar Odom është shembulli i përsosur se si një person arrin lavdinë e më pas bie në ferr. Ai arriti majën e basketbollit botëror, duke fituar dy unaza radhazi NBA, por më vonë krijoi varësi nga droga aq sa ka rrezikuar disa herë vdekjen nga mbidoza.

Një fëmijëri shumë e vështirë

Lamar Odom lindi në Queens, Neë York. Babai i tij, një përdorues droge, dhe nëma që i vdiq nga kanceri, kur ai ishte vetëm 12 vjeç, shenjuan fëmijërinë e tij. Basketbolli atëherë u bë shpëtim për të, por për fat të keq, e ka shpërdoruar në mënyrë të pabesueshme pasurinë e tij. “Nëse do të më pyesmnin se sa kam shpenzuar për drogë, do të thosha rreth 100 milionë dollarë. Të gjithë mjekët që më shohin thonë se është mrekulli që jam ende në këmbë. Kam përdorur kokainë çdo ditë. Pak a shumë, çdo sekondë të kohës që isha i lirë. Nuk mund ta kontrolloja veten. Nuk doja ta kontrolloja.”

Triumfi me Lakers

Ai debutoi në NBA në Los Angeles Clippers. Më pas, pas një qëndrimi të shkurtër te Miami Heat, kaloi te Los Angeles Lakers, ku arriti famën botërore dhe fitoi dy unaza radhazi përkrah Kobe Bryant dhe Pau Gasol. Ai ishte një gur themeli i ekipit të udhëhequr nga Phil Jackson.

“Droga ndoshta ndikoi që ta përfundoja më shpejt karrierën time, sepse më vrau dëshirën për t’u trajnuar, për të mbajtur formën. Unë jam një njeriu që ka krijuar varësi, kam shkuar me më shumë se 2 000 femra. Kam bërë seks me gjashtë femra, mesatarisht, në javë dhe gjithmonë pa mbrojtje, kështu që më është dashur të paguaj për shumë aborte gjatë gjithë jetës sime. Do të doja ta kisha mbajtur penisin brenda pantallonave të mia. Me kalimin e viteve, te të tridhjetat, karriera ime po prishej dhe gjërat dolën jashtë kontrollit”.

Një marrëdhënie e stuhishme me Khloe Kardashian

Në vitin 2009, ai u martua me Khloé Kardashian në Beverly Hills, por martesa ishte një katastrofë që në fillim për shkak të varësisë dhe tradhtive të vazhdueshme. Ata u ndanë në vitin 2013. Ndërsa çifti ishte në proces ndarjeje, u zbulua një video e Odom dhe një prej miqve të tij duke tymosur dhe duke folur për tradhtitë gjatë martesës. Ai madje kërcënoi se do ta vriste bashkëshorten e tij. “Ishte sikur të më kishin pushtuar demonët. U bëra një profesionist për të gënjyer. U desh shumë kohë që Khlohe të zbulonte varësinë time. Askush nuk dëshiron që gruaja ta shohë duke tymosur (hashash) apo duke fjetur me një grua tjetër. I premtova shumë herë Khloés se do të ndryshoja, aq sa nuk e mbaj mend sa herë e bëra. Nuk e di pse ajo qëndroi me mua.”

Mbidoza e çoi pranë vdekjes

Në vitin 2015 ai u gjet pa ndjenja në bordellon Love Ranch, në Nevada, për shkak të mbidozës, pasi kishte konsumuar stimulues seksualë dhe kokainë për tri ditë me radhë, duke shpenzuar 75 000 dollarë. Ndërsa ishte në gjendje kome, ai pësoi 6 sulme në zemër. Ai u kthye me Khloé Kardashian në përpjekje për të rehabilituar veten dhe në vitin 2016 ata nënshkruan divorcin. “Kam flirtuar me vdekjen, nuk do të pi më drogë. Do të doja që Zoti të më kishte marrë kur isha në koma, sesa të humbisja Kobe Bryant.”

Historia e penisit të rremë

Në kujtimet e tij, Odom zbuloi një tjetër nga skandalet e shumta të jetës. Lamar pranoi se ka përdorur një penis të rremë për të kaluar një kontroll antidoping në Lojërat Olimpike të Athinës (2004). Ai kishte konsumuar marijuanë çdo ditë atë verë. “Kërkuam një penis të zi, të fortë dhe gjigant. Ula pantallonat dhe nxora penisin e rremë. Për të nxjerrë urinën duhej të shtypja vazhdimisht trupin e penisit. Zyrtari i NBA që më testoi, mati temperaturën e urinës për të parë që ishte e imja.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...