Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Historia e Marcus Rashford, kur ëndrra bëhet realitet

“Shpresoj që e ardhmja ime të jetë brilante, në shkollë dhe jo vetëm. Vecanërisht në karrierën time si futbollist. Dua të kem një jetë ndryshe dhe ta bëj familjen time të lumtur dhe të tjerët të ndihen krenar për mua. Kam vetëm një objektiv në jetën time dhe ajo është të bëhem një futbollist profesionist dhe shpresoj që kjo të ndodhë te Manchester United.”

Kjo ishte ëndrra e Marcus Rashford, e ruajtur në një copë letër, të cilën e shkruajti kur ishte 11 vjec. Ambiciet e një futbollisti farë të ri në moshë u bënë realitet, sepse ai sot është një nga futbollistët më të vlerësuar nga Jose Mourinho. “Djali i Mrekullueshëm”, sic e therrasin të gjithë, pak ditë më parë festoi 20-vjetorin.

Sulmuesi është rritur në akademinë e Manchester United, skuadër të cilën e ëndërronte që fëmijë. Debutim ëndrrash për Rashord në atë mbremjë në Eurupa League, përballë Midtylland, e më pas ndaj Arsenalit. Njeriu i duhur, në vendin e duhur e në momentin e duhur.

Vite më parë 20-vjecari ka vuajtur nga një problem shëndetësor, që nuk e linte atë të rritej, por e kaloi shumë shpejt. Nuk rritej dot fizikisht, por talentin e tij askush nuk e pengonte dot të zhvillohej. Maturimi erdhi në të gjitha kuptimet, jo vetëm në atë trupor, por edhe atë profesional, nga United në Kombëtaren Angleze.

Fjalëpak e punëshumë, si në shkollë ashtu dhe në fushë. Qëndron larg zhurmave mediatike, sepse puna për të vlen më shumë se gjithcka. Ky është Marcus Rashford, “Wonderboy” i “Djajve të Kuq”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...