Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Historia e pabesueshme, futbollisti humbi shikimin nga një fishekzjarr, kthehet në fushë me syze speciale

Galatasaray fitoi 2-1 miqësoren përballë Fiorentinës, por më shumë se rezultati përbën lajm kthimi në fushë pas një viti i Omar Elabdellaoui. Historia e tij është vërtet rrëqethëse.

Omar Elabdellaoui ka lindur në Oslo të Norvegjisë, më 5 dhjetor 1991. Hapat e parë si futbollist i hodhi në Skeid, por në vitin 2007, në moshën 16-vjeçare, u ble nga Manchester City.

Pasi u largua nga Anglia (në 2013), ai kaloi në Gjermani (tek Eintracht Braunschweig), më pas në Greqi (Olympiakos), kthehet në Angli (Hull City) dhe më në fund arrin në Turqi, Galatasaray.

Pak muaj pas mbërritjes në Stamboll, karriera e tij duket se është e destinuar të përfundojë, për shkak të një aksidenti dramatit. Në natën e Vitit të Ri 2021, një fishekzjarr shpërthen disa centimetra nga fytyra e tij dhe kështu ai humbet shikimin e të dy syve.

“Kur fishekzjarri shpërtheu para meje, nuk pashë më asgjë, por thjesht mendova se diçka kishte përfunduar në sytë e mi, diçka që mund të hiqej duke pastruar sytë normalisht. Më pas, ndjeva se fytyra më digjej dhe gjithçka u nxi. Ishte vërtet e tmerrshme: nuk e dija nëse ishte natë apo ditë, koha ishte e parëndësishme”.

Dhe karriera e tij si futbollist praktikisht kishte përfunduar.

Menaxheri i tij, Mikail Adampour, megjithatë, përpiqet në çdo mënyrë të gjejë një kurë, një zgjidhje. Dhe ai e gjen atë me anë të transplantit të kornesë, të sugjeruar nga Edëard Holland, një specialist në Institutin e Syve të Cincinnatit.

Sipas mjekëve, futbollisti kishte 5-10% mundësi për të rikuperuar shikimin. Aksidenti i tij është një nga më të rëndët e trajtuar ndonjëherë në Institutin e Syve të Cincinnatit, madje “katër herë më i keq se ai i ushtarëve amerikanë të verbuar nga bombat në Afganistan”.

Në Amerikë, sytë rindërtohen me një membranë amnionike nga placenta e njeriut dhe më pas me një qepallë të re të marrë nga shirita lëkure të marrë nga goja dhe veshët e tij.

Hapi i parë është një transplant i qelizave burimore sipërfaqësore të syrit nga një anëtar i familjes së Elabdellaoui-t, për të qenë të saktë nga motra e tij. Pastaj një donator anonim kontribuon në mënyrë që Omari t’i nënshtrohet operacionit të fundit (i 11-ti) për të rikuperuar shikimin.

Më pas transplanti i suksesshëm i kornesë, riintegrimi në skuadrën e Galatasary-t në fillim të vitit 2022 (një vit pas aksidentit) dhe rikthimi në fushë me syze dhe lente kontakti special:

“Të shihja përsëri ishte një emocion i pashpjegueshëm. Ishte një mrekulli. Asnjëherë nuk mendon se të shohësh është një ëndërr, e merr si të mirëqenë, por përkundrazi është një dhuratë e madhe.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...