Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Historia e pabesueshme, transferimi dështoi për 3 centimetra

Ish-menaxheri i mbrojtësit danez, Mads Fenger, zbulon një anekdotë të vitit 2017, që lidhet me dështimin e transferimit të klientit të tij te Zulte Waregem, Belgjikë. Futbollisti ishte 3 centimetra më i shkurtër se kufiri që kishin vendosur drejuesit e këtij klubi, kështu që ishte e pamundur të arrihej marrëveshje. “Ai doli të ishte 1,83 në vend të 1,86”.

Mads Bach Lund e zbuloi këtë ngjarje të pazakontë në një podcast të “Ekstra Bladet”. Fenger, një mbrojtës i lindur në vitet ’90, sot i angazhuar me Hammarby-n, në kohën kur luante me Randers ishte gati të transferohej në Belgjikë.

“Gjithçka shkoi mirë. Nuk kishte asnjë problem, por personi që ishte me mua filloi të thoshte se diçka nuk shkonte. Mjekët po pëshpërisnin diçka në anglisht dhe në gjuhën belge, që nuk e kuptuam. Filluan ta pyesnin Fengerin sa i gjatë ishte dhe ai u përgjigj: “1,84 ose 1,83, ju sapo më matët'”.

Ndodhi e paimagjinueshme: klubi belg vendosi të mos blinte Fengerin.

“Kam marrë një e-mail nga drejtori i tyre sportiv, sipas të cilit ata besonin se ai ishte 1,86 i gjatë siç ishte shkruar në Wikipedia dhe faqe të tjera. Kur e matën, ishte 1,83”.

Një “shaka” pa kripë për Fenger, i cili më pas u transferua tek Hammarby, ku ai ende luan që nga viti 2017.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...