Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Historia e Romelu Lukakut, frymëzim për ëndërrimtarët

Autori i dygolëshit në ndeshjen e debutimit të Belgjikës ndaj Panamasë në Botërorin e Rusisë, Romelu Lukaku, vjen me një rrëfim personal për rrugëtimin e tij me sakrifica deri në shkëlqimin e këtij Botërori. Falë vullnetit, Lukaku ia ka dalë të lërë pas një fëmijëri dhe adoleshencë shumë të vështirë për të shijuar sot frytet e punës dhe këmbënguljes. Ajnshtajni thotë se gjenialiteti vjen nga 1% talent dhe 99% punë, por edhe pse talenti i Lukakut është shumë herë më i lartë, gjithsesi puna e tij e madhe ka qenë çelësi i suksesit. Vjen me notat e një autobiografie të shkurtër rrëfimi i lojtarit.

“E kujtoj me qartësinë më të madhe momentin kur perceptova se ishim në skamje. Atëherë isha 6 vjeç dhe rrugës së kthimit nga shkolla për në shtëpi pashë nënën time dukë qarë. Atë ditë menuja e drekës sonë ishte e njëjtë më atë të një ditë më parë, të një jave apo muaji me parë. Ushqeheshim me gjërat më bazike, bukë dhe qumësht të holluar me ujë, kjo ishte gjithçka që mund t’i lejonim vetes. Edhe sot, fotoja e nënës time, e varur në derën e frigoriferit, më sjell në kujtesë gjithë vështirësitë që kemi përjetuar.

Lukaku kujton se ishte pikërisht ai momenti në të cilin i bëri vetes premtimin për t’ia dalë mbanë. Një ditë do të ishte në gjendje të ndryshonte panoramën e mjerimit që i rrethonte.

Im atë kishte qenë një lojtar profesionist, por me shkëputjen e tij nga karriera ishim pa asnjë mbështetje ekonomike. Televizori ishte i pari që u zhduk nga shtëpia, më pas një nga një energjia elektrike, uji… dhe kujtoj se edhe higjena personale ishte e vështirë për t’u mbajtur në ato kushte. I premtova nënës se do t’i nxirrja nga ajo situatë dhe pyeta tim atë se kur mund të filloja të luaja futboll. Kur të jesh 16 vjeç, ishte përgjigjja e tij. I thashë se atë ditë do të ndryshonte gjithçka për ne dhe kështu ndodhi.”

Premtimi solemn i të voglit Romelu rritej paralelisht me fizikun e tij potent. 25-vjeçari kujton se në moshën 11-vjeçare nisi të luante me Liezhin, ku shumë paragjykonin duke aluduar se ishte në një moshë më të madhe. Që atëherë misioni i tij ishte të bënte historinë e futbollit belg, të ishte numri 1. Etapat për Lukakun e ri u dogjën shpejt me forcën dhe kualitetin që ai zotëronte. Në moshën 12-vjeçare numëronte 76 gola në 34 ndeshje. Lukaku e shtyu trajnerin e Anderlehtit U-19 që ta lejonte të luante dhe ai do t’i shënonte 25 gola brenda dhjetorit. Nëse Lukaku nuk do t’ia dilte, basti parashikonte të qëndronte në pankinë, por nëse e arrinte objektivin, do të ishte vetë trajneri që do t’i duhej të gatuante për të gjithë skuadrën, madje të pastronte edhe mjetet e transportit të klubit.

“Mund të them se më 25 nëntor në hëngrëm të gjithë ëmbëlsirat e gatuara nga trajneri,” – kujton sulmuesi i “Djajve të Kuq”. Kalimi në ekipin e parë nuk vonoi, kjo  ndodhi kur ishte 16 vjeç e 11 ditë.

Nuk e harroj çastin kur tekniku më komunikoi se isha i grumbulluar me skuadrën e parë.

Vazhdimi është histori e njohur me kalimin te Chelsea, me disa sezone në Premier Legaue të shpenzuara mes West Bromwuich dhe Evertoni, deri në transferimin e madh te Manchester United për shifrën fantastike të 85 milionë eurove. Historia e Lukakut është burim frymëzimi për të gjithë ata që ëndërrojnë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...