Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Historia e trishtë e Bytyçit, tërhiqet nga futbolli për probleme në zemër

Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re. Për shkak të problemeve në zemër Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare. I dalë nga academia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni. I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve vendosi të tërhiqet nga futbolli. Në shenjë respekti Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri 22-vjeçarit në klub atë të zbulimit të talenteve. Konsiderohej vetë një talent i madh por për fatin e tij të keq tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerë talenteve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...