Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Historia nuk është në anën e tij”, legjenda e United kundër Pep Guardiolës

Manchester City nuk është në momentin më të mirë të sezonit teksa barazimi në Premier League kundër Nottingham Forest dhe në Champions League ndaj Leipzig, kanë lënë një shije të hidhur në radhët e The Citizens.

Së fundmi, legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand beson se mungesa e vazhdimësisë tek City vjen prej ndryshimeve të shumta që trajneri Pep Guardiola bën në mbrojtje. Ndryshimet e shpeshta të skemës, por edhe emrave të përveçëm në repartin difensiv janë sipas Ferdinand problemet e vërteta të Cityt në këtë sezon.

“Të gjithë skuadrat që kanë pasur sukses në vitet e fundit kanë pasur vazhdueshmëri në mbrojtje. Për momentin te City diçka e tillë nuk po ndodh, ata ndryshojnë çdo javë. Ndoshta prej problemeve me dëmtimet, por unë shoh që kjo vjen edhe prej zgjedhjeve të Guardiolës.

Historia tregon se një skuadër ka nevojë që në mbrojtje të luajnë të njëjtët lojtar. Mendoj se duhet të ndryshojnë sjellje nëse kërkojnë të fitojnë”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...