Boks

Historike, Alban Beqiri në gjysmëfinalet e Botërorit të Beogradit

Alban Beqiri shkruan historinë e boksit shqiptar. Beqiri është kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Botërorit të boksit që po zhvillohet aktualisht në Beograd të Serbisë me shumë gjasa do t’i sjellë Shqipërisë minimalisht medaljen e bronztë. Në ndeshjen e mbyllur para pak minutash, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg.

Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1. Katër nga anëtarët e jurisë e vlerësuan Beqirin fitues (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të Eashashit (29:28).

Për Beqirin ishte fitorja e katërt në Botëror. Në raundin e parë mposhti kenianin Boniface Maina 5:0, në të dytin lituanin Saimonas Banys 5:0, ndërsa në të tretin boksierin nga Panamaja, Eduardo Chambers Beckford 4:1. Në gjysmëfinale Beqiri do të përballet me boksierin rus Vadim Musaev.

 

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency