Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Historike! Kosova në Play Off-in e Euro 2020-ës

Kosova prek historinë me një tjetër goleadë. Me një Arbër Zeneli në superformë dardanët mposhtën 4-0 Azerbajxhanin në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe tashmë janë zyrtarisht në play-offin e Euro 2020 që do të zhvillohet në marsin e vitit 2020. Kosova do ta masë forcat tashmë me tre ekipet e tjera që fituan grupet respektive në Ligën D të Ligës së Kombeve, Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë për një biletë në Euro 2020, gjithmonë nëse asnjëra prej këtyre përfaqësueseve nuk kualifikohet në europianin e ardhshëm nëpërmjet eliminatoreve, atëherë Kosova do të sfidojë në gjysmëfinale Maqedoninë në një ndeshje teke që do ta luajë në transfertë. Ndërkohë Kosova është ngjitur edhe në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Nations League. Në Fadil Vokrri në një stadium të tejmbushur ishin përgatitur për festën dhe të gjithë kosovarët festuan pas vetëm 1 minute lojë, pasi Arbër Zeneli shënoi shumë shpejtë duke i dhënë epërsinë Kosovës. Në fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Arbër Zeneli që shënoi edhe golin e sigurisë për Kosovën. Nuk vonoi shumë dhe rrugën e rrjetës e gjeti edhe Amir Rrahmani ndërsa Arbër Zeneli mori topin në shtëpi me golin e tretë personal në minutën e 76-të. Një kualifikim historik ky për skuadrën e Bernard Chalandes që mbylli grupin 3 të Ligës D në kuotën e 14 pikëve me 4 fitore 2 barazime por edhe me një golevarazh fantastik prej 15 golave të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit i gjithë stadiumi Fadil Vokrri shpërtheu në festë për një fitore të madhe të Kosovës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...