Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Historike, nga sezoni 2019-2020 pushim dimëror edhe në kampionatin anglez

Pas një debati që zgjat prej shumë vitesh, më në fund Federata e Futbollit dhe klubet angleze kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vedosur pushimin dimëror, pa cënuar marrëveshjet me sponsorët dhe transmetuesit televizivë.

Ndërpreja dyjavore e kampionatit në futbollin anglez në muajin shkurt do të aplikohet duke nisur që nga sezoni 2019-2020, pra para Europianit të 2020-ës.

Për rrjedhojë, raundi i pestë i FA Cup, do të luhet në mesjavë në mbrëmje, ndërsa 10 ndeshjet e një raundi të Premier Leagues do të luhen në 2 fundjava.

Shefi ekzekutiv i FA-së, Martin Glenn, deklaroi: “Ky është një moment domethënës për futbollin anglez, që sjell përfitime si për klubet ashtu edhe për përfaqësuesen. Nuk është sekret që ne kemi një kalendar të ngjeshur. Kemi punuar shumë gjatë viteve të fundit për të gjetur një zgjidhje, që lojtarët të kenë një periudhë pushimesh në mes të sezonit, pot pa cënuar festën e Krishtlindjes. Ne jemi të bindur se ky pushim i shkurtër në mes të sezonit do të jetë shumë i vlefshëm për turnetë ndërkombëtarë.”

Glenn sqaroi gjithashtu se gjatë këtij pushimi dimëror klubet, sidomos ato të mëdha, nuk do të lejohen që ta shfrytëzojnë për të reklamuar markën e tyrë në turne të ndryshëm.

Pushimi dimëror nuk mund të konsiderohet një mundësi për të gjeneruar të ardhura. Do të jetë pushim absolut për lojtarët, ky është rregulli.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...