Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Historike/ Një treshe femrash do të arbitrojnë ndeshjen vendimtare të Gjermanisë

Gjermania do të kërkojë fitoren e parë në Kupën e Botës pikërisht ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e fundit në grup, që do të vendosë edhe skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën e Katar 2022.

Sfida me Kosta Rikën do të luhet mbrëmjen e 1 dhjetorit, ndërsa FIFA ka zbuluar sot edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Bëhet fjalë për një përzgjedhje historike, pasi për herë të parë në një Kupë Bote, treshja e arbitrave janë femra.

Kryesore do të jetë francezja Stephanie Frappart, e cila do të ketë si asistente brazilianen Nueza Back dhe meksikanen Karen Diaz Medina, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Said Martinez nga Hondurasi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...