Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Historike/ Triumf me “poker” ndaj Qipros, Kombëtarja e minifutbollit kualifikohet në Kupën e Botës

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Essen të Gjermanisë.

Përfaqësuesja “kuqezi” në miniftuboll triumfoi me rezultatin 1-4 ndaj Qipros, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani në muajin qershor.

Ishin qipriotët ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 11’ me Tsitsos.

Lexo edhe:

Megjithatë vetëm pak minuta më pas, më saktë në minutën e 15’ Endri Kaca barazoi për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi në minutën e 22’, ndërsa Xhulio Reci realizoi dy gola të tjetër në minutën e 27’ dhe të 30’, duke bërë “poker”.

Kështu pas këtij triumfi, djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...