Champions League

Historike, Vllaznia e femrave në raundin e dytë të Championsit

Sukses historik për Vllazninë e futbollit të femrave. Vajzat kuqeblu u kualifikuan në raundin e dytë të Champions League, pasi barazuan 1-1 me skuadrën kampione të Lituanisë, Gintra, dhe falë dy sukseseve të mëparshme zënë vendin e parë në grup.

Ëndrra e disa viteve tashmë është bërë realitet dhe me të drejtë vajzat, stafi teknik dhe presidenti Matija e kanë festuar gjatë këtë arritje të madhe të futbollit shqiptar të femrave.

Vllaznia e nisi ndeshjen me ekipin lituanez me këtë formacion: në portë Etzel, në mbrojtje Maliqi, Gjini, Blanchard dhe Bajraktari, në mesfushë Popoviç, Dauzat, Mustafaj dhe Vuliç, ndërsa në sulm dyshja Doyle-Doçi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Vllazninë që i kushtoi vëmendje të veçantë fazës mbrojtëse.

Goli i Megi Doçit qe i dha kualifikimin Vllaznise ne Champions League

Geplaatst door Gazeta Shkodra Sport Online op Dinsdag 13 augustus 2019

Në fillimin e së dytës, lituanezet kaluam në avantazh, por vajzat kuqeblu nuk e humbën përqendrimin dhe në minutën e 78-të barazuan me kapitenen Megi Doçi me 11-metërsh.

Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim tjetër rezultati, kështu që Vllaznia me 7 pikë të grumbulluara zuri vendin e parë në grup, duke u kualifikuar në raundit e dytë të Championsit, ku marrin pjesë 32 skuadrat më të mira të kontinentit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency