Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Historike, Vllaznia U-19 dhe Shkëndija U-19 debutojnë në “UEFA Youth League”

Historike, Vllaznia pjesë e Champions League. Tashmë është zyrtare, kuqeblute 19-vjecarë, të cilët janë dhe kampionët në fuqi, në kampionatin e të rinjve për këtë grupmoshë, kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në Uefa Youth League, kompeticion i ngjashëm me Champions League. Ky është një moment historik për ekipin e të rinjve shkodran, pasi kjo është hera e parë që ata arrinë të sigurojnë pjësëmarrjen në një kompeticion të tillë, kaq të rëndësishëm të futbollit europian, ku sigurisht do ti shërbejë dhe talenteve të reja për tu ekspozuar në arenën ndërkombëtare. Miratimi ishte dhënë më kohë nga zyrtarë të Uefas, por tashmë ka ardhur dhe konfirmimi zyrtarë. Skaudra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani, i emëruar vetëm pak ditë më parë, rreshtohet mes akademive më të rëndësishme të Europës.

Një tjetër detaj, i cili i shërben shumë ekipit të Vllazninsë U-19 është shuma që ata do të pëftojnë nga pjesëmarrja në Uefa Youth League. 150 mijë Euro, që do ti shërbejnë skuadrës, për të mbuluar shpenzime të ndryshme. Moment historik edhe për U-19 e Shkëndijes së Tetovës, të cilët gjithashtu do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, për të parën herë. Konfirmimi ka ardhur nga zyrtarë të Uefas, të cilët përmes Federatës së futbollit maqedonas, i njoftuan se ekipi i  Shkëndija U-19 si kampione e vendit, i jepet e drejta të jetë pjesë e fazës së grupeve. Pas sukseseve të arritura nga skuadra e parë, në kalimin e tureve të Europa League deri në sigurimin e fazës së Play-of, në po të njëjtën vijë po ecën edhe ekipi moshave. Arritje e madhe për një klub që po ecën me hapa galopant në arenën e futbollit maqedonas, por edhe atë europian.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...