Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hodo vlerëson dëshirën e Teutës: I kushtojmë rëndësi mbrojtjes, ndaj Laçit me të njëjtën dëshirë

Pas fitores 0-1 ndaj Kastriotit, ndihmësi i Renato Arapit te Teuta, Bledar Hodo foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se skuadra tregoi dëshirë në fushë për të marrë maksiumin dhe në ndeshjet e radhës duhet të përsërisin të njëjtën paraqitje për të tentuar pse jo edhe kualifikimin në Kupat e Europës.

“Bëmë një ndeshje të mirë, treguan forcë karakteri dhe vetëm me këtë mënyrë loje mund të dalësh me rezultat pozitiv. Çunat dhanë maksimumin dhe dua t’i përgëzoj. Jemi marrë shumë me mbrojtjen në këtë periudhë, shpresoj të mos pësojmë më”.

Keni më shanse për Europë? “Kemi ndeshje të rëndësishme, kemi përballë Laçin dhe çunat duhet të tregojnë të njëjtën dëshirë”, u shpreh Hodo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...