Bundesliga

Hoeness: Besim të plotë te Flick, trajneri i ri brenda tre javëve

Bayerni i Mynihut vendosi të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç të dielën, pas 16 muajsh në punë që u mbyllën me një humbje të thellë 5-1 në Frankfurt ndaj Eintrachtit vendas, që për ironi ishte edhe skuadra paraardhëse e kroatit.

Drejtuesit e klubit momentalisht ia kanë besuar drejtimin e ekipit, zëvendësit të Kovac, Hans Flick, që ka qenë edhe ndihmës i Joakim Low në Botërorin e 2014-ës, kur Gjermania u shpall kampione dhe do të jetë në pankinë për ndeshjet ndaj Olympiacosit dhe Borussias së Dortmundit.

Presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes ka deklaruar se do të duhen rreth 3 javë për të gjetur një trajner të ri, ndërsa në përzgjedhje janë angazhuar edhe Beckenbauer e Hasan Salihamidzic, që po shqyrtojnë me vëmendje të gjithë alternativat.

“Do ta mendojmë me qetësi, të gjithë bashkë dhe besoj se para transfertës ndaj Dusseldorfit, më 23 nëntor, do të kemi edhe trajnerin e ri. Deri atëherë besim të plotë te Flick, që ka eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt fitoreve”, tha Hoeness.

Dëshira e drejtuesve gjermanë ishte për trajnerin e Ajaxit Eric Ten Haag, por ky i fundit deklaroi se nuk do të lërë holandezët para fundit të sezonit, ndërsa në Gjermani raportojnë edhe për kontakte me Thomas Tuchel, që aktualisht mban postin e trajnerit te Paris Saint Germain.

Aktualisht trajnerë të lirë janë Massimiliano Allegri, Jose Mourino dhe Arsene Wenger, teksa ky i fundit shihet më shumë si një mundësi për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, me shpresën se më pas do të mund të lirohet Ten Haag apo Tuchel.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency