Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hoffenhaim befason Dortmundin, “e përmbys” në 10 minutat e fundit

Java e 17 e Bundesligës nisi me sfidën mes Hoffenhaimit dhe Borussias së Dortmundit, ku vendasit befasuan verdhezinjtë, duke i mposhtur me përmbysje me rezultatin 2-1.

Të besuarit e Favre e nisën mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 17’ me anë të fantazistit gjerman Mario Goetze, ndërsa ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në 10 minuta para fundit.

Kjo pasi finalja e ndeshjes ishte e hidhur për verdhezinjtë, sepse fillimisht Adamyan dhe më pas Kramaric, shënuan dy herë në portën e Burkit, duke përmbysur rezultatin.

Kjo humbje komplikon pozitat e Borussias së Dortmundit në rrugën drejt titullit kampion, pasi rrezikon që kryesuesit t’i shkëputen me 7 pikë, nëse bëjnë detyrën duke marrë maksimumin nesër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...