Trajneri holandez Alfred Shreuder nuk arriti dot të mbyllë sezonin në pankinën e Hoffenhaim, pasi klube vendosi shkarkimin e tij gjatë ditës së sotme.
Lajmi u dha nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një komunikate zyrtare, që mbante firmën e Drejtorit Ekzekutiv Frank Briel, i cili theksoi se vendimi ka ardhur si pasojë e situatës sportive që po kalon klubi.
48-vjeçari Shreuder u ul në pankinën e Hoffenhaimit verën e kaluar, teksa mori vendin e të larguarit Jules Nagelsmann, ndërsa aktualisht klubi renditet në vendin e shtatë të Bundesligës dhe në garë për të siguruar një vend në Europa League.
Megjithatë në 5 ndeshjet e luajtura në kampionat, në periudhën pas ndërprerjes, Hoffenhaim ka arritur të grumbullojë vetëm 8 pikë dhe duket se kjo ka ndikuar në vendimin e drejtuesve.