Hoffenheim në rënie të lirë. Klubi gjerman është ai që po zhgënjen shumë në këtë edicion të Bundesligës, teksa është ekipi që ka rendimentin më të ulët sa i takon rezultateve. Në përballjen e javës së 21-të të Bundesligës gjermane, Hoffenheim rezistoi vetëm 88 minuta nga Augsburg. Më pas u ndëshkua nga Jensen, duke pësuar të katërt humbje radhazi në kampionat.
Lexo edhe
- VIDEO/ Ngec City, Nottingham “asist” Arsenalit. Chelsea në krizë
- VIDEO/ Goditje dënimi perfekte, Ward-Prowse në ndjekje të Beckham
- Mbaron aventura e Marcelos në Greqi, braziliani ndërpret kontratën me Olympiacos
- Gaboi në Arsenal-Brentford, 51-vjeçari tërhiqet nga arbitrimi
Për të gjetur suksesin e fundit të Hoffenheim duhet të kthehemi 4 muaj e katër ditë pas. Pikërisht në 14 tetor të vitit të shkuar Hoffenheim mundi Schalke 04 me rezultati 0-3. Ecuria negative solli dhe largimin e trajneri Andre Breitenreiter, i cili u pasua nga amerikani Pellegrino Matarazzo. Por pavarësisht ndryshimit në pankinë, në dy ndeshjet e para ka pësuar 2 humbje.
Hoffenheim ka grumbulluar 19 pikë në 21 ndeshje, duke u renditur shumë pranë zonës së rënies, e duke rrezikuar shumë e nëse nuk bën kthesën nuk do të ishte çudi që të diskutonte qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.
