Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Hoffenheimi i jep leksion Schalkes edhe në Kupën e Gjermanisë

Hofenheimi arriti të merrte kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë, duke mundur me rezultatin e thellë 5-1 Schalken, që zhytet akoma dhe më tepër në krizë. Humbja e pestë për “minatorët”, të cilët u mundën për të dytën herë nga Hoffenheimi në harkun kohor të pesë ditëve. Dabbur zhbllokoi rezultatin që në fillimin e ndeshjes, duke i bërë gjërat tepër të thjeshta, ndërsa pas vetëm çerek ore lojë spanjolli Angelino dyfishoi rezultatin.

Pa u mbyllur pjesa e parë, ishte përsëri Dabbur ai i cili shënoi golin e  dytë personal dhe të tretin për vendasit, duke mbyllur praktikisht çdo llogari. Në pjesën e dytë Kabak shënoi golin e katërt, por nuk festoi në shenjë respekti ndaj ish-skuadrës së tij. Kishte vend dhe për një gol të Kaderabek, me çekun i cili vetëm pak minuta pasi hyri në fushën e lojës realizoi golin e pestë.

Drexler shënoi golin e vetëm për Shchalke që i shërben për statistikë. Hoffenheimi arrin të kalojë në fazën tjetër,  ndërsa Schalke tani duhet të përqendrohet vetëm tek kampionati, ku ka harruar shijen e fitores.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...