Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Hojbjerg i pazëvendesueshëm, Tottenham do rinovimin

Në pritje për të luajtur shanset e kualifikimit në 1/8 e Champions League në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, te Tottenham e dinë se duhet të fitojnë ose të barazojnë me Olimpikun e Marsejës në tokën franceze. Në rast disfate, londinezët do të duhet të presin rezultatin e sfidës mes Eintracht Frankfurt dhe Sportingut të Lisbonës për të shkuar në Europa League.

Tani në mungesë të rinovimit të kontratës së Antonio Contes, me trajnerin që i skadon marrëveshja në fund të sezonit, te Tottenham janë duke punuar edhe me një tjetër rinovim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Pierre-Emile Hojbjerg, 27-vjeçar, që mbërriti në skuadrën e kryeqytetit britanik në kohët e Jose Mourinhos. Danezi u transferua nga Sauthampton në këmbim të rreth 16 milionë eurove. Me një kontratë deri në vitin 2025 mesfushori është thelbësor në planet e klubit të Londrës veriore. Me 16 ndeshje të luajtur, me 3 gola dhe 3 asiste nordiku është titullar i padiskutueshëm i Contes.

Në këtë kuptim, siç nënvizon e përditëshmja The Times, Spurs duan të përmirësojnë kontratën e Hojbjerg i cili merr aktualisht rreth 115 mijë euro në javë,  diku te 6 milionë euro në sezon.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...