Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Hojbjerg shpëton Tottenhamin, ndalet Baseli, fitojnë Vitesse e Paok

Spektakël dhe katër gola në sfidën Rennes-Tottenham, e vlefshme për grupin G të Conference League, teksa në fund dy skuadrat ndanë nga nëj pikë, pasi nuk shkuan përtej barazimit 2-2.

Ndeshja nisi vrullshëm, me anglezët që gjetën avantazhin në minutën e 11’, pas një autogoli të Bade, ndërsa më pas ishin vendasit që reaguan mirë dhe pasi u ndalën dy herë nga portieri Gollini, gjetën golin e barazimit me Tait në minutën e 23-të.

Në minutën e 72-të, portieri Gollini nuk grushtoi mirë një goditje nga distanca dhe Laborde përfitoi për të shënuar golin e avantazhit të francezëve, por vetëm për 4 minuta, pasi danezi Hojbjerg riktheu edhe njëherë baraspeshën, duke i dhënë një pikë Tottenhamit.

Slavia e Pragës ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjermanëve të Union Berlin, me këta të fundit që luajtën me 10 futbollistë nga minuta e 40-ë, pasi Jaeckel u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë ndeshja u zgjidh vetëm në 10 minutat e fundit, kur vendasit shënuan dy gola.

Lincoln Red Imps është skuadra surprizë në grupet e Conference League, megjithatë në Gjibraltar nuk ishte aspak e vështirë që Paoku i Selanikut të merrte 3-pikët, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2, në një sfidë ku luajti për 90 minuta edhe mbrojtësi kuqezi, Enea Mihaj.

Zviceranët e Baselit nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në transfertën azere ndaj Qarabagut, ndërsa Vitesse Arnhem triumfoi 0-2 në transfertën ndaj sllovenëve të Mura-s dhe Coppenhagen mposhti 3-1 sllovakët e Slovan Bratislavës.

Në sfidat e tjerë, ent triumfoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Flora Tallin, Lask Linz mposhti HJK Helsinkin me shifrat 0-2 në Finlandë, ndërsa Kairat Almaty dhe Omonia Nicosia u ndanë në barazim pa gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...