Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Hojlund është si Darwin Nunez”, legjenda e United: Do i duhet kohë të përshtatet në Premier League

Manchester United pritet të zyrtarizojë shumë shpejt sulmuesin e afruar nga Atalanta, Rasmus Hojlund. Danezi është i përzgjedhuri i trajnerit Erik ten Hag dhe drejtuesve të “Djajve të Kuq” për sulmin teksa anglezët do të shpenzojnë plot 72 milionë paund për 20-vjeçarin.

Pritshmëritë për Hojlund janë të larta, megjithatë është legjenda e United, Rio Ferdinand që mendon të ulë disi entuziazmin duke u shprehur se sulmuesit do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me futbollin në Premier League.

“Mendoj se kushdo që e ka parë Holjund teksa luan, ka arritur të dallojë cilësitë e këtij djaloshi. Premier League mund të jetë kampionati i duhur për të, por e sigurt është se do t’i duhet pak kohë që të ambientohet në Angli. Pak a shumë siç ndodhi me Darwin Nunez te Liverpool.

Lexo edhe:

Unë mendoj se sezoni i kaluar i shërbeu Nunez vetëm për t’u përshtatur dhe tashmë mund të japë më të mirën për Liverpool. Hojlund është shumë i ri, edhe pse unë shpresoj shumë që sezoni i tij i parë në Premier League të jetë më i miri se ai i Nunez”, u shpreh Rio Ferdinand.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...