Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Holanda cakton datën për rinisjen e Eredivisies, zbulohet programi

Holanda është vendi i parë i madh europian që vendos një datë zyrtare për të rinisur kampionatin. Federata Mbretërore e Futbollit Holandez (KNVB) zhvilloi të martën një takim “online” me klubet, duke njoftuar  se ka shënuar 19 qershorin  për kthimin e Eredivisies, sigurisht për sa kohë që qeveria do ta lejojë.

Organi më i lartë i futbollit holandez pret që ta konfirmojë këtë datë brenda në dy javësh, në momentin kur qeveria e drejtuar nga Mark Rutte të njoftojë nëse masat kundër COVID-19 mund të zbuten.

“Ne do të luajmë futboll vetëm nëse do të jemi të sigurt dhe nëse Instituti i Shëndetit Publik pajtohet”, – shkruhet në deklaratën e Federatës Holandeze.

Qëndrimi i institucionit më të lartë të futbollit holandez bie ndesh, në fakt, me dëshirën e klubeve si Ajax, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar, që kishin propozuar përfudnimin e sezonit .

Në bazë të programit të caktuar, futbollistët do të stërviten individualisht deri më 15 maj, në grupe të vogla një javë më vonë dhe e gjithë skuadra nga 29 maji.

Nëse qeveria e autorizon rifillimin e kampionatit, federata do të lejojë që të zhvillohen fillimisht ndeshjet miqësore gjatë dy javëve të para të qershorit, me qëllim që lojtarët të rimarrin ritmin e garës. Tetë javët e mbetura të Eredivisie (nëntë në rastin e disa klubeve), do të luhen midis 19 qershorit dhe 31 korrikut, kështu që disa ndeshje do të duhet të zhvilloheshin  gjatë mesjavës.

Sezoni 2020/21 do të fillojë në javën e tretë të gushtit, rreth 20 ditë më vonë se zakonisht, kështu që federata u ka propozuar klubeve të zhvillojnë ndeshje edhe gjatë Krishtlindjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...