Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Holanda dëfren me katër gola ndaj Islandës

Holanda shkon më moral të lartë në finalet e Europ 2024. “Tulipanët” fituan thellë 4-0 përballë Islandës në miqësoren e dytë para eventit të madhe që do të zhvillohet në Gjermani, duke dëfryer tifozët e pranishëm në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit.

Xavi Simons, i shërbyer nga Dumfries, realizoi në mesin e pjesës së parë golin e vetëm të këtij fraksioni.

Lexo edhe:

Në pjesën e dytë, pikërisht në fillimin e saj (49’), Van Dijk realizoi golin e dytë pas asistit të dhënë nga Ake.

Në të 79-tën, Malen realizoi golin e  3-0, për të ardhur më pas te finalizimi i Weghorst, në minutat shtesë, që vulosi fitoren e thellë 4-0 të “Tulipanëve”.

Dy fitore me të njëjtin rezultat 4-0 (edhe kundër Kanadasë), tetë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar: duket se Holanda e Koemanit ka entuziazmin e duhur para Europianit.

 

 

 

 

Holanda

 

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...