Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Holanda fiton Botërorin”, portieri presion Messit: I pres penalltinë, e di si gjuan

Holanda dhe Argjentina do sfidojnë njëra-tjetrën pas tetë vitesh. Në Botërorin Brazil 2014, kombëtarja albiceleste triumfoi me penallti përballë skuadrës tulipane dhe siguroi kalimin në finalen e madhe ndaj Gjermanisë.

Dy Kombëtaret do të ndeshen në çerekfinalet e Katar 2022 të premten (20:00). Portieri titullar i Holandës, Andries Noppert e pranon se sfida mund të zgjasë 120 minuta dhe të shkojë te penalltitë, por një gjë e tillë nuk e tremb, madje beson se mund t’i presë penallti edhe Leo Messit.

Unë jam gjithmonë i përgatitur për penalltitë. Edhe Messi mund të dështojë nga pika e bardhë, e pamë ndaj Polonisë. Ai përdor gjithmonë të njëjtën këmbë për të goditur penalltitë. Sigurisht që edhe unë mund t’ia pres atij penalltinë.

Argjentina? Unë kam mbrojtjen më të mirë përpara meje, kështu që nuk shqetësohem shumë në lidhje me ndeshjet që do të luajmë. Objektivi im është të fitoj Kupën e Botës me Holandën”, deklaroi portieri 28-vjeçar, i cili po luan për herë të parë në një Kupë Bote.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...