Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Holanda ndan rrugët me Van Gaal pas Katar 2022, Koeman pritet të jetë trajneri i ri

Louis Van Gaal nuk do të jetë më trajneri i Holandës pas Kupës së Botës, Katar 2022. Mediat në Holandë bëjnë me dije se vazhdimësia e teknikut aktual nuk varet nga asgjë dhe fundi i bashkëpunimit është i përcaktuar, çfarëdo që të ndodhë, Van Gaal nuk do të jetë në stolin e “tulipanëve” pas botërorit.

Gjithashtu mësohet se kjo nuk lidhet me gjendjen shëndetësore të tij aktuale, apo për faktin që ai nuk kishte treguar për sëmundjen, por sepse kështu ishte rënë dakord që në fillim me trajnerit 70-vjeçar. Sa i përket të ardhmes, pasuesi i tij do të jetë Ronald Koeman. Ish-trajneri i Barcelonës është në pritje të zyrtarizimit, ndërsa për të do të ishte aventura e dytë në stolin e Holandës, pasi më parë e ka drejtuar përfaqësuesen holandeze në 20 ndeshje, duke koleksionuar 11 fitore 5 barazime dhe 4 humbje. (Shkurt 2018 – Dhjetor 2020)

Sipas “De Telegraaf” po kërkohet menjëherë një marrëveshje me Koeman në rast se sëmundja e Van Gaal përkeqësohet, për të mos lënë përfaqësuesen pa trajner. Nëse zyrtarizimi mungon në këtë periudhë dhe Van Gaal do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore të mbyllë aventurën e tij deri në Katar 2022, atëherë Holanda dhe Koeman do të takohen përsëri në janarin e vitit të ardhshëm, për të zyrtarizuar marrëveshjen.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...