Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Holanda paralajmëron, pa vaksinë nuk ka futboll me tifozë as sezonin e ardhshëm!

Në Holandë nuk duan të rrezikojnë asgjë. Ky sezon u anulua përfundimisht dhe nuk u shpall asnjë skuadër kampione, pas vendimit të qeverisë se nuk do të ketë futboll deri në datën 1 shtator. Polemikat mes klubeve kanë qenë të shumta dhe madje disa skuadra pritet të hapin gjyqe ndaj federatës holandeze për fundin e parakohshëm të sezonit. Gjithsesi në Holandë e kanë mendjen të kalojnë këtë situatë të vështirë pandemie dhe tashmë raportohet se qeveria holandeze nuk do të lejojë asnjë organizim të madh, deri në daljen e vaksinës për COVID-19. Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndeshje me tifozë nga shtatori e më pas dhe kjo mund të zgjatë për një vit. Gjithsesi duhet pritur se si do të shkojë puna e shkencëtarëve, që po punojnë në gjetjen e vaksinës që do të parandalojë infektimin e njerëzve nga koronavirusi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...