Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Holanda përmbys për 10 minuta Irlandën e Veriut, Belgjika siguron kualifikimin

Belgjika siguroi edhe matematikisht një vend në Kampionatin Europian 2020, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje eliminatore, teksa kualifikimin e festoi me një fitore të thellë 9-0 ndaj modestëve të San Marinos.

Të besuarit e Roberto Martinezit dominuan totalisht sfidën, me një kontroll të topit në masën 77%, ndërsa shënuan plot 6 herë në pjesēn e parë dhe 3 herë në 45-minutëshin e dytë.

Kryesfida e mbrëmjes ishte ajo mes Holandës dhe Irlandës së Veriut, që u fitua nga “tulipanët” ms rezultatin 3-1 me përmbysje, në një takim ku gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë.

Irlandezo-veriorët u mbrojtën mjaft mirë për shumë minuta në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit dhe befasoi të gjithë spektatorët me golin e Magennis në minutën e 75-të.

Por këtu filloi edhe ndeshja e vërtetë për Holandën që në 10 minutat e fundit shënoi 3 gola, dy herë me Depay dhe një herë me De Yong, duke kompletuar një përmbysje spektakolare që e ngjit përkohësisht në vendin e parë në grup.

Një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit hodhi edhe Kroacia, që mposhti bindshëm 3-0 Hungarinë në Zagreb, falë dopietës së sulmuesit Petkoviç dhe golit të kapitenit Modriç, të tre në pjesën e parë.

Në takimet e tjera, Austria mposhti me përmbysje 3-1 Izraelin, Maqedonia e Veriut triumfoi 2-1 ndaj Sllovenisë, Polonia fitoi 0-3 në transfertë ndaj Letonisë dhe Sllovakia e Uellsi u ndanë në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...