Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Holanda shumë e fortë për Kinën, “Tulipanët” fitojnë 3-1

Kina u mposht me rezultatin 3-1 me sete përballë Holandës në Grupin B të Kupës së Botës në volejboll për meshkuj, në një sfidë ku “tulipanët” ishin në formë të shkëlqyer fizike, duke e dominuar kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes. Në setin e parë dueli ishte disi i rivalizuar, gjithsesi Holanda arriti ta mbyllte në shifrat 25-21. Në setin e dytë Kina ishte thujase inekzistente mbi parket dhe në fund u mposht në shifrat 25-13. në setin pasardhës, Kina jep shenja jete, duke e fituar me rezultatin 25-23. Humbja e këtij seti vetëm se i irritoi holandezët, të cilët ishin të papërmbajtshëm në setin e katërt duke e mbyllur në shifrat 25-13. Për Holandën kjo ishte fitorja e parë në Grupin B, ndërsa Kina pësoi disfatën e saj të dytë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...