Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Holandë-Gjermani, superpërballja ku X nuk vlen, Maqedonia për formalitetin e rradhës

Holandë-Gjermani, luhet në Johan Cruijff Arena në Amsterdam supersfida e të shtunës në Ligën e Kombeve. Në grupin 1 të Ligës A, portokallinjtë e Ronald Koeman presin në shtëpi pancerat e Joachim Loë në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar në të cilën spektakli është i garantuar. Barazimi nuk vlen shumë në këtë duel duke patur parasysh faktin që Franca për momentin kryeson e vetme me 4 pikë edhe pse gjelat kanë zhvilluar një ndeshje më shumë. Liga e Kombeve është një shans i mirë për tulipanët të cilët kanë munguar në dy kompeticionet e fundit madhore për t’u kualifikuar në Euro 2020. Por pas humbjes minimale me shifrat 2-1 ndaj Francës në shtator holandezëve sot u bën punë vetëm fitorja, ndërkohë Gjermania në krahun tjetër me një fitore do të barazonte në krye të grupit Francën me 4 pikë. Në orën 20:45 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni live edhe një tjetër sfidë shumë interesante. Në Ligën B, Republika e Irlandës pret në shtëpi Danimarkën me danezët që janë dukshëm favoritë. Ishin pikërisht danezët që i hoqën mundësinë Irlandës për t’u kualifikuar në Botërorin rus me eliminimin që i bënë në play-off, ndërkohë që Irlanda është mposhtur keq nga Uellsi në sfidën debutuese në Ligën e Kombeve. Danimarka i ka zgjidhur tashmë të gjitha problemet që ekzistonin midis federatës së futbollit dhe shoqatës së futbollistëve dhe pas fitores ndaj Uellsit sot do të synojë suksesin e dytë në grup. Me disa shqiptarë në përbërje ku spikasin Alioski, Hasani e Musliu, Maqedonia pret sot Lihtenshtejnin për formalitetin e rradhës, sfidë që gjithashtu do të vijë live në Supersport.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...