Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Holyfield i përgjigjet Tysonit: Po kthehem, edhe unë jam i shpejtë

Mike Tyson vs. Evander Holyfield during a professional boxing match fought for the World Boxing Association heavyweight championship at the MGM Grand Garden Arena in Paradise; Nevada; on November 9; 1996.

E pabesueshme! Bota e boksit ka kthyer vëmendjen tek dy ikona të këtij sporti burrëror, tashmë të tërhequr prej vitesh nga ringu: Mike Tyson (u tërhoq në vitin 2005) dhe Evander Holyfield (2011). Qoftë për shkak të mungesës të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Koronavirusit, qoftë për nostalgji apo kuriozitet.

E vërteta është se fansat po gjejnë argëtim tek dy “yje” të së shkuarës. Nëse disa ditë më parë ishte “Majku i Hekurt” (53 vjeç) i cili ndau një video nëpërmjet së cilës tregonte lëvizjet e tij të shpejta, tani kundërpërgjigjet së Holyfield. “E di që ai është shumë i shpejtë, por i tillë jam edhe unë,” – deklaroi 57-vjeçari nga Alabama, i cili po stërvitet prej një javë dhe synon të ofrojë një duel bamirësie. “Luftëtari” ka thënë se ai dëshiron të ketë përballë Tysonin, megjithëse sa herë që e pyesin se opsioni i tij i parë është Riddick Bowe, ai përgjigjet: “Sepse, sinqerisht, ne jemi miq”. Bowe (trilogji), Tyson, Lewis, Moorer … Karriera e Evander Holyfieldit është çimentuar nga duelet legjendare.

https://www.instagram.com/p/CAHLkFTFSOG/

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...