Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Hoqën dorë nga blerja e Arnautovicit, “Djajve të Kuq” u ofrohet ish-i i Juves

Manchester United nuk është më i interesuar për Marko Arnautovicin. Kështu shkruan ESPN, që u referohet burimeve të veta. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” ishin në bisedime me Bolognan për shërbimet e ish-sulmuesit të Stoke City-t dhe West Hamit, por duket se kërkesat e palës italiane shuan çdo shpresë për një marrëveshje të mundshme.

Në fakt, Man. United u ndikua në këtë vendim edhe nga reagimi i tifozëve kundër sulmuesit austriak, për shkak të gjuhës raciste që përdori Arnautovic gjatë ndeshjes së Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian 2020.

Arnautovic, i cili është me prejardhje serbe, më vonë kërkoi falje dhe këmbënguli se nuk ishte racist, edhe pse u dënua nga UEFA me një ndeshje pezullim për shkak të reagimit të tij të papërshtatshëm.

Drejtuesit e Man. United vazhdojnë të jenë në kërkim të një sulmuesi që do të pranonte të qëndronte në stol si rezervë e emrave të tillë si Cristiano Ronaldos apo Anthony Martial.

Martial është i lënduar dhe Ronaldo nuk është ende në formë, pasi humbi pjesën më të madhe të përgatitjeve parasezonale për shkak të një problemi familjar, duke e detyruar trajnerin ten Hag të aktivizojë titullar Christian Eriksenin si numër 9 fals kundër Brightonit.

ESPN zbulon më tej se Manchester United i është ofruar mundësia për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Realit, Chelsea-t dhe Juventusit, Alvaro Morata. 29-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me Atleticon e Madridit kështu që do të mund të largohej nga “Wanda Metropolitano” për një shifër relativisht modeste.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...