Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Horner vendos objektivin: Të kalojmë Ferrarin

Red Bull po bën hapa të mëdha për të ngushtuar diferencat me Ferrarin dhe Mercedes. Ky është premtimi i shefit të skuadrës, Christian Horner, i cili thekson se muaji i pushimit do ta ndihmojë skuadrën austriake të punojë shumë me detajet që do të bëjnë diferencën në pjesën e dytë të sezonit. Si rival kryesor të këtij sezoni, Red Bull konsideronte Mercedes por rezultatet deri në këtë pikë jnë zhgënjyese për skuadrën me qendër në Milton Keynes.

“6 podiume dhe një fitore. Janë të dhëna që na tregojmë se ndodhemi ende shumë larg pritshmërive tona. Nëse shikojmë katër garat mes Montreal dhe Silverstone nuk kishim 100 % besueshmëri, gjithsesi në ndalesat e fundit kemi bërë paraqitje pozitive”.

Edhe pse beson në rikthimin e Red Bull, Horner me diplomaci e pranon se tashmë ky sezon duket një çështje e mbyllur përsa i përket çështjes së titullit.

“Mendoj se në aspektin e pikëve diferenca mes nesh dhe Ferrarit e Mercedes është shumë e madhe por unë besoj se mund ta kalojmë skuadrën italiane gjatë pjesës  së dytë të sezonit. Ky është një objektiv realist dhe mendoj se është gjithashtu i mundur për skuadrën tonë”.

Në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë, Mercedes kryson me 357 pikë, i ndjekur nga Ferrari me  318 dhe Red Bull me 184.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...