Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Hoti mban gjallë shpresat e Feronikelit për kualifkimin

Një humbje premtuese. Kështu mund të konsiderohet rezultati 2-1 që arriti skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli, në transfertë me Slovan Bratislavën, në raund e dytë kualifikues të Europa League. Mendurim Hoti shënoi një gol që mund të vlejë shumë në minutën e 67-të të takimit, teksa ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani ishte në disavantazh të dy golave.

Që në minutën e 9-të vendasit kaluan në epërsi me Nono, ndërsa 16 minuta pas startit të fraksionit të dytë Sporar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin e përkohshëm 2-0.

Feronikeli nuk kishte se çfarë të humbiste, duke ushtruar më shumë presion në portën kundërshtare, derisa arriti të tundte rrjetën me Hotin.

Skuadrës nga Drenasi do t’i mjaftojë edhe një fitore minimale për t’u kualifikuar, por ky mision, gjithsesi, do të jetë i vështirë përballë një kundërshtari me eksperiencë si Slovan Bratislava.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...