Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hoti vendos kryendeshjen e javës, Feronikeli triumfon ndaj Prishtinës

Kryendeshja e javës së tretë të IPKO Superligës ishte ajo e Drenasit ku u përball Feronikeli kampion në fuqi dhe Prishtina, dy skuadra që vitin e kaluar diskutuan deri në javën e fundit titullin kampion.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të qytetit të Drenasit ishin vendasit që arritën të festojnë në fund, falë triumfit me rezultatin minimal 1-0, që u vendos nga një gol i shënuar nga Mendurim Hoti në minutën e 9’ të takimit.

Me këtë triumf Feronikeli bën autokritikë për humbjen në Suharekë një javë më parë, ndërsa Prishtina nuk e ka gjetur ende fitoren e parë të kampionatit, ndonëse ka luajtur vetëm dy ndeshje që nga fillimi.

Me rezultatin minimal 1-0 ka fituar edhe skuadra e Flamurtarit në sfidën në shtëpi përballë Ferizajt, ndërsa takimi u vendos nga një gol i Kelmendit në pjesën e parë. Nuk pati fitues ndërkohë në Podujevë, ku Llapi e Ballkani ndanë nga një pikë në barazimin pa gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...