Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hoxha: Derbi vjen në kohën e duhur, gati të bëjmë kthesën

Një barazim dhe një humbje ndaj dy skuadrave të fundit të renditjes në kampionat, kanë komplikuar disi ecurinë e Partizanit, që do të kërkojë kthesën e madhe në derbin e fundjavës ndaj Tiranës.

Kapiteni Alban Hoxha ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka pranuar se “të kuqtë” kanë bërë hapa fals në dy ndeshjet e fundit, por theksoi se në Superiore ka një garë të fortë, ku mund të lësh dhe marrësh pikë ndaj kujtdo.

“Na presin ndeshje të vështira, megjithatë kampionati ka treguar se nuk ka ndeshje të lehta. Në dy ndeshjet e fundit kemi lënë 5 pikë, ndërkohë që kishim llogaritur fitore të sigurta. Duhet të përqendrohemi te derbi dhe të japim maksimumin, ashtu si para dy ndeshjeve të fundit”, u shpreh Hoxha.

Këtë fundjavë vjen menjëherë derbi ndaj Tiranës, një sfidë që të motivon vetvetiu, ndërsa kapiteni i “të kuqve” pranon se përballja e të shtunës është një mundësi e mirë që skuadra të bëjë menjëherë kthesën.

“Më vjen mirë që pas dy hapave fals, vjen ndeshja derbi, pasi dihet rëndësia që ka dhe motivimi që sjell te lojtarët. Besoj se këtë ndeshje do të japim më të mirën dhe kjo do të jetë pika jonë e kthesës. Çdo ekip ka momentet e veta të oshilacioneve, por shpresoj që në derbi të vijë kthesa”, tha Hoxha.

Merkatoja e bujshme në janar dhe afrimi ndjeshëm me zonën e kreut mund të ketë sjellë pak eufori te Partizani dhe këtë e pranon edhe kapiteni Hoxha, që gjithsesi bën thirrje që vëmendja të spostohet vetëm te derbi.

“Ndoshta ka pasur edhe pak doza euforie, por kampionati prandaj është i bukur, pasi është i paparashikueshëm. Shpresoj që të jemi ulur me këmbë në tokë dhe të lëmë mënjanë euforinë, pasi duhet të fokusohemi te ndeshjet dhe stërvitjet, për të arritur objektivat”, tha Hoxha.

Sa u përket pretendentëve për titull, kapiteni i Partizanit ka një listë me shumë emra dhe pranon se gara është e hapur, por është i bindur që nëse “të kuqtë” bëjnë mirë punën e tyre, mund t’ia dalin me sukses.

“E kam thënë gjithmonë, që janë disa skuadra, si Laçi, Teuta, Kukësi e Tirana, që janë ngritur në ndeshjet e fundit. Flasim me shokët dhe e dimë që është e vështirë, por nëse ne bëjmë mirë punën tonë, atëherë gjërat do të shkojnë mirë”, u shpreh kapiteni i Partizanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...