Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hoxha: Laçi skuadër kompakte, por këtë herë fitojmë ne

Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha doli në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Martini. Ai u shfaq optimist për ndeshjen me Laçin duke deklaruar se bregdetarët do të marrin maksimumin nga ky takim.

Një ndeshje e veçantë ndaj një rivali direkt për titull…
Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme për objektivin që kemi. Ndoshta nuk kemi pasur edhe fat në disa ndeshje, por kemi bërë lojëra të mira. Më vjen keq që nuk kemi fituar edhe për gabimet tona, por lojërat i kemi bërë shumë të mira ndaj Laçit.

Sa e vështirë do të jetë sfida ndaj kurbinasve?
Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse edhe Laçi ka ekip të mirë dhe kompakt, por unë kam besim se me vlerësimin që ne i kemi bërë kësaj ndeshje, do të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën tonë dhe jam i bindur, që këtë takim do ta zgjidhin lojtarët e sulmit.

Ka ndonjë lojtar të Laçit, të cilit i druheni?
Nuk dua që të veçoj asnjë nga lojtarët e Laçit, janë shumë të talentuar të gjithë dhe mbi të gjitha kanë shumë sezone që luajnë bashkë në kampionatin shqiptar dhe e njohin më mirë garën.

Keni keqardhje që sulmi shënon shumë pak?
Mendoj që për vetë synimet që ne kemi dhe të dalësh kampion, duhet që të shënojnë të gjithë. Nuk është përgjegjësi e sulmit, duhet që të shënojë edhe mesfusha, apo dhe mbrojtja që mund të shkojë te goli edhe me goditje standarde. Të shfrytëzojmë sa më shumë rastet që ne kemi në çdo ndeshje sepse kemi kualitet në çdo repart në ekip.

Cilat skuadra do të diskutojnë titullin deri në fund?
Të gjitha skuadrave u kanë munguar pikët, kanë gabuar dhe nuk ka diferencë të madhe. Janë katër ekipe që janë shumë të forta që kanë të njëjtin nivel, si: Tirana, Partizani, Laçi dhe Vllaznia. Të gjitha këto skuadra kanë shumë vlera

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...