Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hoxhaj: Kam kohë që pres mundësinë time, bëj maksimumin për Vllazninë

Nertil Hoxhaj ishte një nga blerjet e Vllaznisë në merkaton e verës, por mbrojtësi i majtë mbeti në hije nga forma e mirë e maqedonasit Aleksandër Isaevski dhe ka parë nga pankina thuajse të gjitha ndeshjet e kuqebluve deri në këtë periudhë të sezonit.

Nesër në Korçë Isaevski nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Brdariç për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve dhe në fushë pritet të luajë titullar Hoxhaj, i cili ishte sot në konferencën për shtyp në krah të teknikut gjerman.

E prisni një fanellë titullari nesër?
Unë jam stërvitur goxha fort dhe kam pritur mundësinë time. Siç e tha edhe trajneri, ne jemi një grup, një ekip, ndaj e vendos trajneri se kush do luajë. Ne duhet të jemi gati që kur të na vijë mundësia, të ndihmojmë ekipin edhe të arrijmë objektivat.

Sa e vështirë është të rrish për një kohë të gjatë në stol?
Për çdo lojtar gjëja më kryesore është që të luajë, por kur je ekip, je si familje dhe kryesorja është skuadra. Vetëm duhet të stërvitesh fort dhe të japësh maksimumin kur të vjen mundësia.

A mendoni se është vlerësuar si duhet ndeshja me Skënderbeun e vendit të fundit?
Nuk ka nënvlerësim, këtë e them me bindje, kjo edhe për shkak të shtyrjes së ndeshjes. Jemi stërvitur më shumë dhe e kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, ndaj besojmë te rezultati pozitiv.

A keni emocione për debutimin nesër?
Jo, kam mbështetjen e gjithë stafit dhe lojtarëve. Është ndeshja e radhës, kam mundësinë të jap më të mirën dhe shpresoj ta bëj më mirë këtë gjë. Në fushë futemi për tri pikë dhe shpresojmë që t’i marrim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...