Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hoxhaj: Kam marrë ofertë zyrtare nga Turqia, ja pakti me presidentin Xhaferi

Krye-golashënuesi i Kategorisë Superiore, Ardit Hoxhaj ka udhëtuar si spektator dhe tifoz i parë i Vllaznisë në “Elbasan Arena” për përballjen me Kukësin, pasi një karton i kuq i marrë ndaj Teutës i ka kushtuar mungesën në fushë.

Në prag të sfidës me verilindorët, sulmuesi vlonjat u tregua i gatshëm të japë një intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku zbuloi ofertën e ardhur për të nga Turqia dhe paktin e bërë me sponsorin e Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Si ndjeheni që nuk do të keni mundësi të kontribuoni në fushë sot?
Tani që kanë kaluar disa ditë dhe jam më i qetë, mund të pranoj se ishte një gabim i imi ajo ndërhyrje dhe kartoni ishte i drejtë. Më vjen keq që nuk do të luaj sot, pasi po aktivizohesha rregullisht dhe po bëja mirë, por shpresoj që skuadra të arrijë të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

Mungoni ju e Gurishta, por a ka Vllaznia lojtarët e duhur për t’u zëvendësuar?
Dihet që elementi kryesor i Vllaznisë është forca e grupit dhe ka pasur plot raste kur kanë munguar titullarë, por nuk janë ndjerë në fushë. Mendoj që edhe sot ata që do të luajnë, do të bëjnë më të mirën në fushë.

A do të ishte mirë edhe një barazim sot ndaj Kukësit?
Të jem i qartë, mentaliteti ynë është të hymë në fushë për të fituar çdo ndeshje, por duke qenë se luajmë me një rival direkt, unë mendoj se do të ishte mirë që të paktën të mos humbnim.

A është e vërtetë që ka pasur oferta për ju nga Turqia? A mund të largoheni që në janar?
Është e vërtetë që kam pasur një ofertë zyrtare nga klubi turk i Bolusporit. Ka qenë një ofertë shumë e mirë financiare për mua personalisht, por bashkë me presidentin kemi vendosur që të çojmë deri në fund projektin që kemi nisur me Vllazninë. Kam rinovuar kontratën me Vllazninë dhe kam marrë premtimin nga presidenti që do të largohem në verë, qoftë edhe nëse vjen një ofertë më e ulët sesa klauzola e parashikuar në kontratë. Megjithatë fillimisht duhet të mendojmë për Vllazninë dhe për të çuar deri në fund rrugën që kemi nisur.

Cili është projekti?
Duke parë rezultatet që kemi arritur dhe lojën e bukur në fushë, do të provojmë të fitojmë titullin kampion. Mendoj se edhe për mua personalisht është më mirë të qëndroj deri në fund, me shpresën të bëj mirë me Vllazninë dhe të marr ndonjë ofertë akoma më të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...