Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Hoxhallari: Ndaj Tomorit për fitore, rival kemi vetëm Bylisin

Kryesuesja përballë skuadrës së vendit të fundit në fazën play off të Kategorisë së Parë. Tirana luan këtë të shtunë ndaj Tomorit, në një duel ku gjithçka flet në favor të bardhebluve dhe mbrojtësi Erjon Hoxhallari nuk e fsheh optimizmin përpara ndeshjes.

Pas asaj fitore në Pogradec synojmë të vazhdojmë rrugën tonë, drejt objektivit për ta ngjitur Tiranën. Pak rëndësi ka rivaliteti me Tomorin ne do të zbresim në fushë për të fituar.

Sipas Hoxhallarit, rivali i vetëm në grup për skuadrën e Ze Marias është Bylisi ndjekës, me lojtarin që ka edhe një thirrje për arbitrat.

Rivalë, ashtu siç e tregon edhe renditja kemi vetëm Bylisin. Por, duke kujtuar atë çfarë ndodhi në ndeshjen në Ballsh dhe penalltinë e dhënë kundër nesh shpresoj që arbitrimi të jetë i drejtë. Rivaliteti në grupin tonë ka qenë më i madh.

Mbrojtësi bëri të ditur se brenda pak ditësh do të formalizojë rinovimin e kontratës me Tiranën, ndërsa objektivi mbetet që të transferohet sa më shpejt në një ligë europiane.

Kam rënë dakord me klubin për rinovimin e kontratës dhe shpresoj që në ditët në vazhdim të vijë edhe firma. Në merkato kam pasur kërkesa, por klubi nuk ka rënë dakord me ofertën. Shpresoj që pasi të realizojmë objektivat të vijë një ofertë e kënaqshme, që të më jepet mundësia të luaj jashtë Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...