“Gazzetta dello Sport” ka zbuluar këtë të premte emrin e trajnerit që do të pasojë Luciano Spallettin. Sipas prestigjiozes italiane, bëhet fjalë për Rafa Benitez, i cili thuhet se nuk i ka shkëputur kurrë marrëdhëniet me presidentin e Napolit, De Laurentiis.
Siç është raportuar ditët e fundit, nga ana tjetër, marrëdhëniet mes Spalletit dhe De Laurentiis mbeten të ftohta për të mos thënë të ngrira.
Napoli rinovoi automatikisht kontratën e Spallettit, siç ishte dhe klauzola në kontratë. Spallettit iu komunikua nëpërmjet një letre, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak.
Lexo edhe:
- Roma dedikim special për finalen, Mourinho e telefonon nga Gjermania
- VIDEO/ Peja fiton titullin në basketboll pas plot një dekade
- Pellegrini: Roma luajti e bashkuar si një familje, duke pasur identitet të fortë
- E konfirmojnë në Gjermani, Xhaka firmos me Bayer Leverkusen në verë
Kjo është arsyeja pse deri më sot nuk mund të përjashtohet që palët të vendosin të ndahen. Në skenë ka dalë emri i Benitezit.
Spanjolli, i cili ka drejtuar Napolin nga viti 2013 deri në vitin 2015, duke fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë, e njeh mirë mjedisin dhe ka përvojën e duhur ndërkombëtare për të tentuar Championsin, trofe që e ka fituar në të kaluarën si trajner i Liverpoolit.
