Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Huazim dhe klauzolë 70 mln €, lëvizje në aksin Leipzig-Liverpool

Përforcim nga Liverpooli për Leipzigun. Klubi gjerman, që do të marrë pjesë edhe sezonin e ardhshëm në grupet e Champions League, ka prezantuar Fabio Carvahlon.

Mesfushori 20-vjeçar, u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Fulhami te The Reds për shumën 6 milionë euro.

Lojtari portugez zhvilloi 21 ndeshje në sezonin e parë me skuadrën e Jurgen Klopp, shumicën prej tyre si zëvendësues.

Lexo edhe:

Leipzigu dhe Liverpooli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e Carvahlos në Bundesligën gjermane.

Po vij në një ekip që është shumë i fortë dhe që ka qenë shumë i suksesshëm vitet e fundit. Mezi pres të filloj këtë sfidë të re.

Leipzigu është klubi perfekt për zhvillimin tim të mëtejshëm”, deklaroi mesfushori i avancuar, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë të sulmit.

Ndërkohë, një tjetër operacion është pranë konkretizimit mes këtyre dy klubeve. Liverpooli është pranë blerjes së Dominik Szoboszlai.

22-vjeçari hungarez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leipzigut. Mes palëve po zhvillohen bisedime intensive, me The Reds që pritet të paguajnë klauzolën prej 70 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....