Featured

Huazimet më të suksesshme në Angli, formacioni udhëhiqet nga Broja

Një nga mënyrat më të mira për një futbollist që nuk gjen hapësira në një ekip është huazimi në një tjetër skuadër në të cilën minutat i ka të garantuara dhe mund t’i përdorë për të ekspozuar talentin që zotëron.

Formula e huazimit ka nisur të përdoret ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa në Angli kanë bërë edhe një formacion me 11-tëshen më të mirë të futbollistëve të huazuar. Një formacion i cili udhëhiqet nga Armando Broja, me sulmuesin e kombëtares që është në pronësinë e gjigantëve të Chelsea.

20-vjeçari sigurisht ëndërron të rikthehet në Londër, teksa kohën e tij te Southampton e ka përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për ofensivën e “Shënjtorëve”.

Në këtë sezon, sulmuesi i kombëtares, mes Kupës dhe Premier League ka shënuar nëntë gola për Southampton duke fituar vëmendjen dhe vlerësimin e opinionit në Britaninë e Madhe. Sakaq, në këtë formacion me të huazuarit më të suksesshëm së bashku me Brojën janë edhe emra si ato të Coutinho që iu bashkua në janar Aston Villa-s nga Barcelona, Kulusevskit që iu bashkua po ashtu në janar Tottenham-it nga Juventus, apo edhe të rinjtë e Chelsea e Manchester United si Gallagher e Williams që luajnë respektivisht me Crystal Palace e Norwich.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency