Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hulk drejt rikthimit në Europë, e kërkon trajneri italian

Sulmuesi brazilian Hulk është drejt rikthimit në Europë, thuajse 6 vite pas largimit nga kontinenti i vjetër. Aktualisht pjesë e Atletico Mineiros, sulmuesi 36-vjeçar ka kontratë deri në verën e 2024-ës, por kërkohet nga turqit e Adana Demirspor.

Sipas mediave turke, Vincenzo Montella ka kërkuar pikërisht brazilianin Hulk për sulmin, duke qenë se pas largimit të Balotellit, Adana nuk e ka një pykë të mirëfilltë, që të shtyjë topin në rrjetë.

Më parë Hulk ka luajtur në Europë me Porton e me rusët e Zenitit, ndërsa tani është pranë një eksperience të tretë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...