Dy klube braziliane u kualifikuan për në gjysmëfinalen e Kupës Libertadores: Atletico Mineiro mundi River Plate të Marcelo Gallardos 3-0 në Belo Horizonte, teksa takimin e parë në fushën e argjentinasve e kishte fituar 2-0, ndërsa Flamengo shkatërroi 5-1 Olimpia Asuncion, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Në sfidën mes Atletico Mineiros dhe River Plate, Hulk ishte autori i pasimit vendimtar në golin e parë të argjentinasit Matías Zaracho (22 ‘). 35-vjeçari brazilian dyfishoi epërsinë (34’) pas një kundërsulmi të shpejtë.
Ky është goli i tij i shtatë këtë sezon në Libertadores, tre më pak se golashënuesit më i mirë, Gabriel Barbosa i Flamengos, i njohur si “Gabigol”. Zaracho më pas realizoi të tretin (62’) me një goditje me kokë. Atletico Mineiro do të luajë kështu gjysmëfinalen e parë të Libertadores kundër Palmeirasit, që nga viti 2013, viti që shënon triumfon e tyre të vetëm në Ligën e Kampionëve të Amerikës së Jugut.
Flamengo do të përballet në gjysmëfinale të kompeticionit me të kualifikuarën e çiftit Fluminense -Sc Barcelona (skuadër ekuadoriane).