Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hulk i bën dhuratën e shtrenjtë vetes, kushton 7.4 milionë euro

Sulmuesi brazilian Hulk, i cili ka luajtur për Porton dhe Zenitin në Evropë (aktualisht luan për Atlético Mineiron, në Brazil), ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të shtrenjtë vetes: ai ka blerë një aeroplan (Hawker 400XP), që ka kushtuar 7.4 milionë euro.

Sipas shtypit brazilian, avioni është i personalizuar me emrin e sulmuesit dhe ka kapacitet prej gjashtë pasagjerësh. Avioni është projektuar për udhëtime të shkurtra.

Lexo edhe:

Hulk ka marrë tashmë në pronësi avionin, i cili ndodhet në aeroportin Pampulha. Plani i tij është ta përdorë Hawker 400XP për të vizituar familjen e tij në Paraíba dhe për të kursyer kohë në udhëtim.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...