Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Humb jetën futbollisti në Bregun e Fildishtë, reagon Drogba

Futbolli i Bregut të Fildishtë në zi. Moustapha Sylla, mbrojtësi 21-vjeçar që luante për Real Racing Abidjan, është ndarë nga jeta gjatë natës.

Futbollisti shfaqi probleme gjatë ndeshjes së kampionatit kundër SOL FC, e zhvilluar të dielën e 5 marsit në stadiumin “Robert Champroux”.

Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë ka shprehur ngushëllimet për vdekjen tragjike të futbollistit të ri, duke sqaruar dinamikën që çoi në këtë humbje të rëndë.

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Fildishtë dhe Komiteti Ekzekutiv i tij me keqardhje njoftojnë vdekjen e lojtarit SYLLA MOUSTAPHA, mbrojtësi i majtë i Racing Club d’Abidjan. Ngjarja ndodhi të dielën, më 5 mars 2023, pasi u rrëzua në fushën e stadiumit “Robert Champroux”, gjatë ndeshjes së javës së 20-të të Ligue 1.

Lexo edhe:

 21-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Në këtë moment pikëllimi, u dërgojmë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, drejtuesve dhe lojtarëve të Racing Club d’Abidjan, si dhe familjes së futbollit të Bregut të Fildishtë. FIF u kërkon të gjithëve që të luten për shpirtin e tij”.

Në rrjetet sociale pati një ndërhyrje të ashpër nga Didier Drogba, ish-sulmues dhe kapiten historik i kombëtares së Bregut të Fildishtë.

Në profilin e tij në Twitter, ish-Chelsea ka nënvizuar nevojën për ekzaminime më të sakta mjekësore te lojtarët në vendin e tij.

“Tre të vdekur në Pro Ligën e Bregut të Fildishtë në më pak se 4 vjet. Kur do të ketë kontroll mjekësor të detyrueshëm për çdo lojtar profesionist?

Analizat e gjakut, EKG, testet e stresit? Kur do të mbërrijë mjekësia sportive?”.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...