Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Humba tre miq, po reflektoj”, Tottenham piketon pasardhësin e Contes

Kam humbur tre miq gjatë periudhës së fundit (Ventrone, Vialli, Mihajlovic). Po reflektoj shumë. Ndoshta është koha për të kaluar më shumë kohë me të dashurit dhe miqtë, puna nuk është gjithçka”, u shpreh Antonio Conte.

E ardhmja e trajnerit italian pritet të jetë larg Tottenhamit. Skuadra londineze ka regjistruar tri humbje në katër ndeshjet e fundit në Premier League. Objektivi Champions është në rrezik, pasi Newcastle dhe United janë shkëputur.

Kontrata e Contes me Spurs përfundon në verë. Drejtuesit e klubit anglez nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe në listat e tyre ndodhen dy emra të njohur si kandidatë potencialë për të zëvendësuar italianin në stol.

Në “pole” është Mauricio Pochettino, një emër që e njeh mirë Tottenhamit. Tekniku argjentinas drejtoi skuadrën për pesë vite (2014-2019). 50-vjeçari ka lënë një kujtim të mirë te “Gjelat”.

Pochettino udhëhoqi Tottenhamin drejt finales së Champions League në sezonin 2018/2019, por trofeun në fund e fitoi Liverpooli i Jurgen Klopp.

Emri tjetër është Thomas Tuchel. Edhe gjermani vlerësohet shumë nga presidenca e Tottenhamit. 49-vjeçari u shkarkuar nga drejtimi i Chelsea në shtatorin e vitit të kaluar dhe po pret me padurim rikthimin në pankinë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...